Secondary Adv

10 vendet historike me te famshme ne bote

Share on Google+

Bota është e mbushur me vënde të mrekullueshme. Gjatë mijëra viteve të historisë njerëzore, ne kemi prodhuar disa gjëra mjaft të mahnitshme, edhe pse, fatkeqësisht, jo gjithçka ka kaluar deri më sot. Me shumë vende historike të pabesueshme që të lënë pa frymë, të ndërtuara nga qytetërimet e lashta, ndonjëherë është e vështirë  të përzgjedhëshmë  të mirat. Më poshtë janë disa nga vëndet më të famshme historike të cilat çdokush duhet të përpiqet ti vizitojë një ditë.   

 

1.     Machu Picchu 

E vendosur në Perunë jugore, ky qytet i rrënuar shtrihet në majë të një mali që arrihet vetëm me tren ose me një udhëtim katër ditor. E rizbuluar nga Hiram Bingham në vitin 1911, ishte një qendër e rëndësishme kulturore për qytetërimin Inca, por u braktis kur spanjollët pushtuan rajonin. Është quajtur ndryshe si "Qyteti i humbur i Incas".

 

Tikal 

Ky qytet shtet i fisit Maja është një nga rrënojat më të mëdha dhe më të ruajtur të atij civilizimi dhe ishte një forcë dominuese gjatë periudhës klasike (200-900 pas Krishtit). E vendosur në Guatemalë, ky vend ju lejon të përjetoni Indiana Jonesin tuaj të brendshëm herët në mëngjes ose natën vonë kur turistët të shkojnë në shtëpi dhe jeni vetëm ju dhe xhungla. Është shumë e qetë, dhe një gjë e tillë e bën nga vendet më të veçanta për ata që adhurojnë qetësinë. 

 

Piramidat e Gizës 

Janë mbi 3.000 vjeçare dhe ende nuk kemi ndonjë ide të saktë se si janë ndërtuar apo si egjiptianët i kanë bërë ato në mënyrë aq preçize. Tri piramidat lidhen me yjet dhe solsticet dhe përmbajnë mijëra dhoma që ende nuk kanë mundur të hapen. Më e madhja, e quajtur Piramida e Madhe, u ndërtua nga Faraoni Khufu dhe ka qasje të kufizuar në të. Piramidat janë me të vërtetë një mrekulli e inxhinierisë njerëzore që ishte e përshtatshme për mbretërit. 

 

Angkor Wat 

Ky qytet i lashtë në Kamboxhia ishte qendra e Perandorisë Khmer që dikur sundoi shumicën e Azisë Juglindore. Kjo perandori pësoi disfatë, por jo para ndërtimit të tempujve të mahnitshëm dhe ndërtesave. Megjithëse Angkor Wat është i mbushur me turistë, është akoma mbresëlënës për tu parë. Rajonet e tempullit në veri dhe në jug shohin shumë më pak turistë sesa grupimi kryesor i tempullit. 

 

Petra 

Gdhendur në një kanion në Arabah, Jordani, Petra u bë i famshëm nga filmi i tretë i Indiana Jones kur shkoi për të gjetur Gralin e Shenjtë. Vendi u "zbulua" në 1812 nga një eksplorues zviceran që ndoqi disa njerëz të fiseve të asaj zone; para kësaj, ajo ishte harruar në botën perëndimore. Megjithëse themelimi i saj është i panjohur, duket se ky vend ka pasur vendbanim që në shekullin VI para Krishtit.   

 

Stonehenge 

E vendosur pranë Salisbury, kjo strukturë megalitike është mbi 3.000 vjeçare dhe gurët e saj vijnë nga Uellsi. Studiuesit ende nuk janë të sigurt se si ndërtuesit i morën gurët atje dhe u përpoqën ta përsërisnin këtë akt heroik. Për më tepër, ne kemi vetëm ide të paqarta për qëllimin e saj. Stonehenge tani është i rrethuar, dhe ju nuk mund të hyni më në rrethim; vizitorët mund të ecin vetëm përreth saj. 

 

  Koloseu 

Mbetjet e një qytetërimi që dikur sundonte botën e njohur, këto vende të lënë pa frymë jo vetëm për bukurinë e tyre, por edhe për historinë dhe kohën kur ato datojnë. Ju do të qëndroni në një vend ku Cezari ecte dhe shikonte në arenën ku gladiatorët u ndeshën me vdekjen. Koloseu ka rënë ngadalë gjatë kalimit të kohës, dhe shumë  prej sipërfaqeve të saj janë të kufizuara tani. 

 

Partenoni 

Ndonëse është aktualisht duke u rikonstruktuar, Partenoni është ende befasues dhe mahnitës. Ky tempull i lashtë i Athinës qëndron si një simbol i fuqisë së Athinës dhe një testament për qytetërimin grek. Për më tepër, ajo siguron një pamje gjithëpërfshirëse të Athinës dhe rrënojat e afërta, tempujt dhe ndërtesat e të cilëve janë po aq të mrekullueshme. 

 

Taj Mahal 

E ndërtuar në vitet 1600, kjo ndërtesë në Agra, Indi, është një testament për dashurinë e pavdekshme. Ky varr i bardhë prej mermeri i ndërtuar për gruan e vdekur të Perandorit Shah Jahan është domosdoshmërisht për tu parë nga të gjithë. Në vitin 1983, ajo u emërua si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, dhe gjithashtu është quajtur një nga Shtatë mrekullitë e reja të botës. 

  

  Muri i madh Kinez

Muri i Madh i Kinëz në fakt përbëhet nga mure dhe fortifikime të shumta. Ky mur ishte konceptuar fillimisht nga perandori Qin Shi Huang (rreth 259-210 para Krishtit) në shekullin e tretë pes, si një mjet për të mbajtur jashtë turmave mongole që pushtuan vendin. Seksioni më i njohur dhe më i ruajtur i Murit të Madh u ndërtua në shekujt 14-14, gjatë dinastisë Ming (1368-1644). 


Më të lexuarat